Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRAT/ Ndryshime në qeveri, shkarkohen tre zv.ministra
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, janë bërë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Janë shkarkuar nga detyra zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ilva Gjuzi, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi si dhe zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko. Kujtojmë që tre zv.ministrat e shkarkuar pas pak ditësh do të marrin mandatin e deputetit duke u ulur për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë. VENDIMI: Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në përbërjen e disa institucioneve: U lirua nga detyra znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit; Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshme.