Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Korçë/ Dyshohet se ka humbur jetën disa ditë më parë, gjendet pa shenje jete në shtëpi i moshuari
Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 10, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi N. K., rreth 70 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Top Channel