Bushkolaj: 30% e ekonomisë shqiptare lidhet me trafikun e drogës, skenari ka dorën e inteligjencës

Bushkolaj: 30% e ekonomisë shqiptare lidhet me trafikun e drogës, skenari ka dorën e inteligjencës

Në emisionin Task Force në Syri TV me moderatore Sonila Meço, gazetari Elkier Bushkolaj deklaroi se një pjesë e madhe e ekonomisë shqiptare mbështetet në paratë e trafikut ndërkombëtar të drogës. Ai theksoi se analiza mbi çështjen Rama-McGonigal duket të jetë ndërtuar nga burime që njohin mirë krimin, ekonominë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Elkier Bushkolaj: Skaneri që i bën çështjes së trafikut të drogës është një skaner që duket qartë se është nga inteligjenca ose shërbimet sekrete. Përshkrimi që i bëjnë realitetit është i saktë për këdo që e njeh sektorin e lëndëve narkotike dhe sektorin e ekonomisë, mbi të gjitha me përdinjde dhe krahasime ndër vite. E nisim me vitin 2014 kur sapo ka ndodhur rotacioni dhe e kalon në vitin 2025. Sot 30% e...