Sa para shpenzuan klubet e Serie A në merkato? Milan në krye të listës, ndërsa Genoa mbyll renditjen me 0 shpenzime

Sa para shpenzuan klubet e Serie A në merkato? Milan në krye të listës, ndërsa Genoa mbyll renditjen me 0 shpenzime

2 Shtator 2025 18:45 Telesport Me mbylljen e afatit kalimtar të merkatos verore ditën e djeshme, sot është bërë publike lista me paratë e shpenzuara nga të gjitha klubet e Serie A. Në krye të listës qëndron Milan, ndërsa e fundit është Genoa, e cila ka vendosur të mos shpenzojë asnjë euro këtë merkato. Sipas Transfermarkt, Milan i cili ka qenë shumë aktiv ditët e fundit të merkatos, ka shpenzuar 164 milionë euro. Në vend të dytë është Juventus me 137.3 milionë euro, ndërsa mbyll podiumin Atalanta me 125.8 milionë euro. Një fakt interesant është ajo që ka ndodhur me Lazio-n, e cila e kishte të bllokuar merkaton hyrëse këtë verë, por ka shpenzuar 30 milionë euro. Drejtuesit e klubit bardhekaltër kanë vendosur të paguajnë...