Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ekselentët “përpijnë” degët e kërkuara/ Nxënësit me mesatare nën 8.5 shpëtojnë degët e rrezikuara
Ekselentët ezauruan degët më të kërkuara të universiteteve. Sipas kreut të Rrjetit Akademik Shqiptar, në mjekësi dhe inxhinieri janë plotësuar pothuajse të gjitha kuotat e pranimit. “Ata maturantë që dhe në konkurs dhe në test, janë ata maturantë që kanë ndarë mendjen që do të bëjnë këtë degë. Mjekësia e Përgjithshme është programi i parë, i cili ka ezauruar kuotat 100%. Arkitektura vjen e dyta, është ezauruar 99%. Pastaj janë degët e tjera, kryesisht degët e teknologjisë së informacionit që kanë ecuri të mirë, janë diku te masa 50%. Duke qenë se janë degë të kërkuara shumica janë të fituara nga maturantë ekselentë, kështu që kanë qenë degë të bllokuara nga maturantë të tjerë”, tha Arjan Xhelaj, kreu i RASH. Ata me mesataren 8.5 mbeten...