Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kino Armata nis shtatorin me aktivitete kulturore, diskutime dhe filma ndërkombëtarë
Kino Armata ka nisur muajin shtator me një javë të pasur aktivitetesh kulturore, ku nga e hëna deri të dielën do të shfaqen filma, do të mbahen ligjërata, diskutime dhe performanca artistike. Të hënën, më 1 shtator, nga ora 20:00 u zhvillua mbrëmja “Poetica Kino”, e cila përfshiu ligjëratë, performancë dhe diskutim me Daniel Bird. Programi vazhdoi të martën, më 2 shtator, me shfaqjen e filmit “Eternity and a Day” (1998) të regjisorit Theodoros Angelopoulos, në kuadër të ciklit “KINETO”. Të enjten, nga ora 18:00, do të mbahet takimi javor i rregullt, ndërsa fundjava i dedikohet Prishtina Queer Festival. Festivali nis të premten me premierën në Kosovë të filmit “House with a Voice”, për të vazhduar të shtunën me programin e filmave të kuruar nga...