Dumani në SHBA, takim kokë më kokë më zyrtarin e lartë të DASH

Dumani në SHBA, takim kokë më kokë më zyrtarin e lartë të DASH

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ndodhet në SHBA ku pritet të zhvillojë një takim me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit. DASH ka konfirmuar se Dumani do të zhvillojë një takim me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike (EUR) në Departamentin e Shtetit. Takimi mes Dumanit dhe zyrtarit të lartë të DASH do të bëhet rreth orës 22:30 (me orën shqiptare).