Aksident tragjik në Luksemburg/ Humbin jetën pesë persona, mes tyre tre shqiptarë

Aksident tragjik në Luksemburg/ Humbin jetën pesë persona, mes tyre tre shqiptarë

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mbrëmjen e së hënës në Luksemburg, në aksin rrugor mes Heiderscheid dhe Feulen, ku për pasojë humbën jetën pesë persona. Mediat lokale raportojnë se tre prej viktimave janë shqiptarë nga Kosova. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10, ku një automjet dhe një furgon u përplasën ballë për ballë. Pas përplasjes, të dy mjetet u përfshinë nga flakët dhe u shkatërruan plotësisht. Fatkeqësisht, të pesë personat që ndodheshin në automjete ndërruan jetë në vendngjarje. Në vendin e aksidentit u angazhua një numër i madh i shërbimeve të emergjencës, përfshirë ekipe të ndihmës së shpejtë, zjarrfikës dhe helikopter i shpëtimit ajror. Megjithë përpjekjet, asnjë nga personat e përfshirë në aksident nuk mundi të shpëtohej. Policia kriminalistike ka nisur hetimet për zbardhjen e...