“E papranueshme”/ Ngërçi politik, reagon opinionisti: ‘Vetëvendosja’ po sillet sikur ka, Kushtetutë paralele

“E papranueshme”/ Ngërçi politik, reagon opinionisti: ‘Vetëvendosja’ po sillet sikur ka, Kushtetutë paralele

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, opinionisti politik Azdren Shala tha se Kosova po përballet me dy sisteme paralele, duke theksuar se sipas Kushtetutës Kuvendi konstituohet vetëm kur zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët, ndërsa aktualisht mungon përfaqësuesi nga Lista Serbe. ” Jemi duke folur për dy sisteme paralele, sistemi kushtetues-juridik i Kosovës, i cili i ndan pushtetet dhe i përcakton kompetencat dhe sistemi paralel i vetëvendosjes që sillen sikur kanë një Kushtetutë paralele, kjo është e papranueshme por po ndodh. Pra ajo që po quan kryetari i Kuvendit, Dimal Basha si seancë të mbyllur pika ku konstituohet Kuvendi, me fjalë të tjera, zgjidhet kryetari dhe nënkryetari është e pasaktë. Ajo është e qartë, si e zeza në të bardhë në Kushtetutën e Kosovës. Kuvendi konsiderohet i...