Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjykata bllokon vendimin e Trump për të çuar Gardën në Los Angeles: Është shkelur ligji
Donald Trump ka shkelur ligjin, ky është përfundimi në të cilin ka arritur një gjykatës këtë të martë, më 2 shtator, në Kaliforni. Siç shkruan media amerikane “NBC News”, një gjykatë në Kaliforni vendosi se administrata e presidentit Donald Trump kishte shkelur një ligj të vjetër kur vendosi të dërgonte 4 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsë në Los Anxhelos në muajin qershor. Gjykatësi Charles Breyer e ka pezulluar vendimin e administratës së Trump-it, deri më 12 shtator dhe pritet që presidenti ta apelojë vendimin. Breyer tha se trupat ushtarake u përdorën për të kontrolluar protestat dhe për të vendosur bllokada trafiku, gjë që nuk lejohet nga ligji i quajtur Posse Comitatus, i cili ndalon përdorimin e ushtrisë për çështje brenda vendit pa...