Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të ‘Interreg Europe’

Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të ‘Interreg Europe’

Shqipëria merr për herë të parë drejtimin e Komitetit Monitorues të programit “Interreg Europe”, duke u bërë vendi i parë kandidat për Bashkimin Europian që mban këtë rol. Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës e konsideroi këtë “një hap historik që reflekton rritjen e rolit tonë në bashkëpunimin ndër rajonal evropian”. Në dhjetor 2025, Tirana do të presë mbledhjen e radhës të Komitetit me përfaqësues nga 36 vende europiane.  “Shqipëria merr për herë të parë drejtimin e Komitetit Monitorues të programit Interreg Europe, duke u bërë vendi i parë kandidat për BE që mban këtë rol. Ky është një hap historik që reflekton rritjen e rolit tonë në bashkëpunimin ndër rajonal evropian. Me 34 partneritete aktive dhe mbi 30 organizata pjesëmarrëse, Shqipëria...