Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Evi Kokalari tregon prapaskenat në selinë blu: Berisha po përgatit djalin e besnikut të tij për ta vendosur në krye të PD
Aktivistja Evi Kokalari ka zbuluar prapaskenat brenda kampit demokrat për kryetar të Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Kokalari shkruan se Sali Berisha po përgatit djalin e një ish-ministri të PD-së për ta vendosur në krye të Partisë Demokratike. Sipas saj, bëhet fjalë për Andi Mustafajn, djalin e Besnik Mustafajt. Andi Mustafaj një ditë më parë njoftoi largimin nga drejtimi i Departamentit Brain Gain në PD. Por Evi Kokalari thotë se ai po përgatitet për t’u vendosur në krye të PD-së, njësoj siç Sali Berisha bëri me Lulzim Bashën. Kokalari thotë se në garën për kryetar të Partisë Demokratike do të jetë edhe ajo vetë e mezi pret të përballet publikisht me të. Postimi në Facebook i Evi Kokalarit: Andi Mustafaj po jepka dorëheqjen...