Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Ish-drejtori i SHISH në Berat akuzohet se mori dokumente sekrete nga institucioni
Prokuroria e Beratit njoftoi të martën vendosjen nën akuzë të ish-drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, Aleksandër Shulla, për marrje në mënyrë të paligjshme të sekreteve shtetërore që zotëronte institucioni që kishte drejtuar. Shulla akuzohet gjithashtu për mbajtjen pa leje të municioneve luftarake, ndërsa djali i tij, Pandeli Shulla akuzohet për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Sipas njoftimit të Prokurorisë, hetimi filloi në vitin 2023 me dyshimin se në lokalin e Shullës po zhvilloheshin lojëra fati në kundërshtim me ligjin. Gjatë një kontrolli u gjetën kompjutera të markave të ndryshme, në ekranet e të cilëve janë shfaqur lojëra online të ngjashme me ato të Adex Casino. Në vijim të këtyre hetimeve, është ushtruar kontroll dhe në banesën...