“Të përmbysim këtë regjim”/ Aksion kundër qeverisë reagon anëtari i PD: Të bëhen protesta masive, të mblidhen…

“Të përmbysim këtë regjim”/ Aksion kundër qeverisë reagon anëtari i PD: Të bëhen protesta masive, të mblidhen…

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka kërkuar mbledhjen urgjente të strukturave të PD-së dhe nisjen e protestave masive kundër qeverisë. I ftuar në një studio televizive, ai deklaroi se vendi ndodhet në një regjim dhe se lufta politike nuk mund të bëhet brenda parlamentit. Sipas Hoxhës, qëndrimi në Kuvend vetëm e dobëson opozitën dhe e shndërron PD-në në një shtojcë të mazhorancës. Ai akuzoi qeverinë “Rama” për kapje të shtetit dhe përdorim të buxhetit publik në mënyrë klienteliste. Lisandër Hoxha: PD është në politikë, për të bërë ofertë politike. Por ne jemi në kushte kur jemi në regjim. Kemi qenë 12 vite në parlament dhe asgjë nuk është bërë. Që nga prilli, në PD nuk janë mbledhur strukturat. Strukturat e Partisë...