Kreu i SPAK Altin Dumani vizitë në DASH/ Takim me zyrtarin e lartë të Byrosë

Kreu i SPAK Altin Dumani vizitë në DASH/ Takim me zyrtarin e lartë të Byrosë

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet të zhvillojë një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Dumani do të takohet me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike (EUR) në Departamentin e Shtetit. Takimi në ambientet e DASH do zhvillohet me dyer të mbyllura. Ky takim është konfirmuar nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në agjendën ditore.   Top Channel