Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Korçë/ Po lëvizte me biçikletë, përplaset nga automjeti 51-vjeçarja
Një grua ka mbetur e plagosur në një aksident të ndodhur të martën në Korçë. E plagosura ka qenë duke lëvizur me biçikletë në periferi të qytetit kur është goditur nga një automjet. “Rreth orës 16:10, në unazën e qytetit, shtetasja J. S., duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. C., 51 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.