Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kushtetuesja, zëvendësimi i Zaçajt, KED me duart e lidhura: Na vonojnë institucionet për verifikimin e kandidatëve
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duket se i ka patur duart e lidhura për të realizuar në kohë përzgjedhjen e kandidatëve që konkurrojnë për të marrë mandatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke pasuar kryetaren, Holta Zaçaj. Procesi u hap në dhjetor 2024. Për Report TV Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shpjegon se pengesë është bërë procesi i verifikimit, i cili përfshin disa institucione të tjera që i sjellin KED-së informacione. Kontrolli i pasurisë nga ILDKPKI ka përfunduar në fund të majit, ndërsa vetëm në korrik, kur anëtarëve u kaluar gjysma e mandatit, ata u pajisën me certifikatat e sigurisë, pa folur për kandidatë që kanë kundërshtuar në rrugë gjyqësore disa prej vendimeve të KED. Verifikimi përfshin: mbledhjen e informacionit nga një numër i madh...