Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Donaruma: Erdha te klubi me talente botërore, Pep më i miri i trajningut
Ditë e veçantë për portierin italian Donaruma. Kontratë deri në 2030-ën me Sitin. “Manchester City është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain, i cili i nënshtrohet miratimit ndërkombëtar. Portieri 26-vjeçar italian ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, e cila do ta shohë atë të qëndrojë në stadiumin Etihad deri në verën e vitit 2030”, njoftuan Citizens për mbërritjen e Gigio-s. “Nënshkrimi për Manchester City është një moment vërtet i veçantë dhe krenar për mua”, tha ish-portieri i PSG-së. “Po bashkohem me një ekip plot me talente të klasit botëror, të udhëhequr nga një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit, Pep Guardiola. Ky është një klub për të cilin çdo futbollist në botë do të donte të luante. E...