Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Nuk e ke për detyrë t’u përgjigjesh të gjithëve, nuk e ke për detyrë të flasësh me këdo…
Nga Roberto Vecchioni Gjatë jetës sime jam kritikuar shumë, po me të vërtëtë shumë. Më kujtohet, që kur fillova të këndoja për herë të parë, disa njerëz më thanë se nuk kisha talent. Më vonë, kur u bëra i suksesshëm, pati njerëz që filluan të më kritikonin për këngët e mia duke thënë se ishin këngë tepër optimiste, tepër sentimale, tepër pesimiste, tepër mediokre. Me kalimin e kohës kuptova diçka. Nuk e ke për detyrë t’u përgjigjesh të gjithëve, nuk e ke për detyrë të flasësh me këdo, nuk e ke për detyrë t’ lejosh të tjerët të të terheqin drejt bisedave të shëmtuara. Mos harro të marrësh frymë kur jeta vrapon, kur ke nxitim, kur të duket se hapësirat rreth teje ngushtohen. Merr frymë...