Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Charles Bukowski: Vallë, a është e mundur të duash një njeri?
Henry Charles Bukowski (16 gusht 1920 – 9 mars 1994) Vallë, a është e mundur të duash një njeri?Sigurisht e veçanërisht nëse nuk e njeh krejt mirë.Më pëlqen t’i sodis njerëzit tej dritares,teksa enden në rrugë.Stirkoff, ti je frikacak.Sigurisht, zotëri.E cili është përkufizimi yt për një frikacak?Dikush që do mendohej dy herëpara se të ndeshej me një luan pa armë në duar.E cili është përkufizimi yt për një trim?Ai që nuk e di ç’është një luan.Çdokush e di ç’është një luan,çdo njeri nënkupton që mundet.E cili është përkufizimi yt për një mendjepaktë?Ai që nuk e kupton se Koha, Skeleti dhe Muskujtpo shpërdorohen krejtësisht.Atëherë, kush është një i mençur?Nuk ka njerëz të mençur, zotëri.Atëherë s’mund të ketë as njerëz mendjepaktë.Nëse s’ka natë, s’mund të ketë ditë,nëse...