Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tabaku kritikon buxhetin: Ekonomia po bie, shqiptarët po humbasin besimin
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë se ka zhytur vendin në krizë ekonomike dhe ka ndërtuar një sistem që favorizon vetëm një pakicë të lidhur me pushtetin. Sipas saj, kriza më e madhe nuk është vetëm rënia e treguesve, por humbja e besimit tek ekonomia dhe tek e ardhmja. “Një vend ku qytetarët ndihen të pasigurt për jetën e tyre ekonomike, është një vend që nuk ka asnjë shans të ndërtojë mirëqenie. Ky është bilanci i 12 viteve të qeverisë Rama: shqiptarët më të varfër, oligarkët më të pasur”, shtoi Tabaku. Deputetja demokrate paralajmëroi se nëse sistemi nuk ndryshon dhe nëse nuk merren masa për të mbrojtur shtresën e mesme dhe punën, vendi rrezikon të mbetet peng i një ekonomie të deformuar që...