Goditi me mjet prerës një 45-vjeçar, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Mallakastër

Goditi me mjet prerës një 45-vjeçar, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Mallakastër

Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Mallakastrës pasi dyshohet se ka goditur me një mjet prerës një 45 -vjeçar. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i plagosuri ka marrë ndihmën mjekësore dhe është kthyer në banesë. Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin M. B., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një shtetas 45 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Po Punohet për kapjen e 26-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.