Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Dëm 5 mln euro“/ Bardhi kërkesë SPAK: Në çfarë faze janë hetimet për aferën e Ballukut dhe Verdhos në digën e Zadejës
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme, ku i paraqet informacione shtesë mbi atë që e quan afera e Belinda Ballukut me parkun fotovoltaik në Digën e Zadejës. Bardhi ka bërë publike shkresën, ku ndër të tjera ka kërkuar edhe informacion mbi ecurinë e hetimeve. Në një reagim Gazment Bardhi shprehet se: “Lufta kundër korrupsionit qeveritar kërkon vetëm guxim dhe profesionalizëm nga prokurorët e posaçëm. Aferat e shumta të Belinda Ballukut, që janë kryer pa asnjë frikë për ligjin, nuk kanë nevojë për shumë kohë për tu zbuluar. Vetë SPAK ka provuar me veprime konkrete se si çmimet e procedurave të prokurimit fryhen për të vjedhur me dyfishin e kostos. I jam drejtuar zyrtarisht...