Qeveria e Kosovës rriti shpenzimet, në tremujorin e dytë shifrat arrijnë në 784 milionë euro

Qeveria e Kosovës rriti shpenzimet, në tremujorin e dytë shifrat arrijnë në 784 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Llogaritjet Qeveritare” për tremujorin e dytë të vitit 2025, ku theksohet se shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme kanë arritur në 784.9 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 105.8 milionë eurosh krahasuar me TM2 të vitit 2024, kur ato ishin 679.1 milionë euro.Sipas ASK-së, struktura e shpenzimeve tregon qartë prioritetet e buxhetit qeveritar. Pjesën më të madhe të tyre e përbëjnë kompensimi i punëtorëve.“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2025 ishin 784.9 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2024 ishin 679.1 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (28%); kontributet sociale dhe përfitimet (26%); formimi i kapitalit bruto (15%); dhe konsumi i ndërmjetëm (14%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve...