Kujdes! Po vjen gripi agresiv nga Australia. Brataj: Ja kush rrezikon

Kujdes! Po vjen gripi agresiv nga Australia. Brataj: Ja kush rrezikon

Gripi agresiv që qarkullon në Australi dhe Hemisferën Jugore do të vijë edhe në Shqipëri. Kështu u shpreh mjeku Skënder Brataj në Ditarin me Bruna Çifligun në A2 CNN, i cili paralajmëroi fashat më të rrezikuara për të marrë masa mbrojtëse. “Nuk është grip ndryshe, por ka veti të mutacioneve prandaj çdo vit këshillohet vaksina. I referohemi fashave në rrezik që nga të vegjlit, të moshuarit që kanë mekanizmat mbrojtës dhe imunitetin më të ulur dhe njerëzit me sëmundje bashkëshoqëruese. Këto janë fashat më të rrezikshme në të gjithë shoqërinë”, tha Brataj në A2 CNN. Brataj theksoi se janë 4 lloje gripërash por vetëm dy prej janë më të përhapur, ndërsa në aktualisht po qarkullon edhe gripi B me nënllojin Viktoria, i cili ka shtuar të...