Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kreshnik Çollaku i bashkohet Kabinetit të Vjosa Osmanit, emërohet Këshilltar për Politikë të Jashtme
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në rolin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një deklarate publike të Çollakut, ku ai shprehu entuziazmin dhe përkushtimin për të kontribuar në avancimin e interesave kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve, duke vepruar si një urë lidhëse mes Tiranës dhe Prishtinës. Në deklaratën e tij, Çollaku theksoi rëndësinë e këtij roli të ri, duke e cilësuar si një mundësi unike për të shërbyer Kosovën dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve shqiptare. “Të dashur miq, me kënaqësi dhe krenari kam pranuar ftesën e presidentes së...