Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Ku e lam’ e ku na mbeti, vaj-vatani e mjer mileti’
Poezi nga Fan S. Noli Anës lumenjve Arratisur, syrgjynosur,rraskapitur dhe katosurpo vajtonj pa funt, pa shpresë,anës elbë-s, anës spree-së.ku e lam’ e ku na mbeti,vaj-vatani e mjer mileti,anës detit i palarë,anës dritës i paparë,pranë sofrës i pangrënë,pranë dijes i panxënë,lakuriq dhe i dregosur,trup e shpirt i sakatosur. se ç’e shempnë derbederët,mercenarët dhe bejlerët,se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,se ç’e pren’ e se ç’e vranë,Ç’e shkretuan anembanë,nënë thundrën e përdhunësanës vjosës, anës bunës. Çirem, digjem i vrerosur,sakatosur, çarmatosur,as i gjall’, as i varrosur,pres një shenj’ e pres një dritë,pres me vjet’ e pres me ditë,se ç’u tera, se ç’u mpaka,se ç’u çora, se ç’u mplaka,lark prej vatrës dhe prej punës,anës rinit, anës tunës.Çakërdisur, batërdisur,përpëlitur dhe zalisur,Ëndëronj pa funt, pa shpresë,anës elbë-s, anës spree-së. dhe një...