Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Publikohet juria e Filmave të Shkurtër në PriFest 2025
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë – PriFest, ka publikuar jurinë për kategorinë e filmave të shkurtër, e përbërë nga profesionistë të shquar të industrisë kinematografike nga rajoni dhe Austria. Pjesë e jurisë do të jenë: Salma Abdalla, me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në industrinë e filmit, Salma Abdalla aktualisht punon në Institutin e Filmit të Austrisë. Më parë ka qenë bashkëpronare dhe CEO e Autlook Filmsales, një agjenci ndërkombëtare me bazë në Vjenë. Përveçse producente ekzekutive dhe mentore, ajo ka shërbyer si anëtare jurie në shumë festivale prestigjioze dhe është një figurë kyçe në rrjetet evropiane të industrisë së filmit, si eksperte në EAVE Producers Lab dhe anëtare e European Film Academy. Fatmir Koçi, regjisor dhe skenarist i njohur nga Shqipëria,...