Goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në Krujë, një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim

Goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në Krujë, një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim

Goditen dy raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike në Krujë. Uniformat blu bëjnë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij. Po ashtu u shpall në kërkim shtetasi me iniciale  Xh. Sh., 62 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin P. Sh., 82 vjeç, pasi nga një hetim i ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se kishin kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. Sh. Njoftimi: Krujë/Në kuadër të planit operacional policor anticannabis, të koduar “Koordinata”,...