Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Stuhia diellore godet Tokën
Një stuhi gjeomagnetike diellore godet Tokën. Ashtu sikurse pritej, në 1 dhe 2 shtator planeti ynë përballet me një erë diellore që është gjeneruar nga një shpërthim plazme në një njollë në sipërfaqen e yllit tonë në 30 gusht. Intensiteti është klasifikuar sipas Agjencisë Meteorologjike Hapësinore Amerikane NOAA nga i moderuar në shkallën i fortë. Renditja e shkallës së intensitetit të stuhisë matet nga G1 deri në G5, që është më e larta dhe shkakton probleme në Tokë, veçanërisht me sistemet GPS, me telekomunikacionin, navigimin satelitor e atë radio. Nëse do të vijojë kjo stuhi gjeomagnetike dhe forca e saj arrin në G3, aurorat boreale do të zbukurojnë qiejt në lartësi të ulëta e të pazakonta anembanë globit. Këto fenomene zakonisht verifikohen në zonat më...