Një ditë më parë “u sulmua “ nga rusët, ministri gjerman kritikon ashpër Von der Leyen

Një ditë më parë “u sulmua “ nga rusët, ministri gjerman kritikon ashpër Von der Leyen

Vetëm një ditë pas incidentit me bllokimin e GPS-it të avionit të saj, siç dyshohet nga rusët, kryetarja e KE-së Ursula von der Leyen u përball me kritika të ashpra nga ana e ministrit gjerman të mbrojtjes. Boris Pistoriues kishte ankesa për komentet e Ursula von der Leyen lidhur dërgimin e trupave në Ukrainë, pasi sipas tij, BE-ja nuk ka asnjë kompetencë për këtë. Kievi insiston për siguri ushtarake kundër sulmeve ruse si pjesë të një zgjidhjeje të mundshme për paqen. Sipas njoftimeve të mediave dhe deklaratave të publikuar nga gazeta britanike Financial Times Von der Leyen është shprehur, se po hartohen “plane të sakta” për dërgimin e një trupe shumëkombëshe në Ukrainë. Von der Leyen i tha Financial Times se planet tashmë janë madje...