Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
KQZ konfirmon për Top Channel mospagesën e postës që shpërndau votën e Diasporës: Po verifikojmë nëse ka përmbushur kontratën
KQZ ka reaguar për gazetaren e Top Channel Elda Menga lidhur me mospagesën e kompanisë postare. “Ju informojmë se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka disbursuar ende asnjë pagesë ndaj kontraktorit. Gjithashtu, raporti i zbatimit të kontratës nuk është finalizuar për shkak të vëllimit të madh të të dhënave që kërkojnë përpunim dhe angazhimit të stafit në procesin e numërimit/vlerësimit të votave nga jashtë vendit, trajtimit të ankimimeve”. Top Channel