“Njeri i heshtur dhe këmbëngulës”, Marjeta Larja në homazhet për Dhimitër Anagnostin: Kishte një pasion të veçantë

“Njeri i heshtur dhe këmbëngulës”, Marjeta Larja në homazhet për Dhimitër Anagnostin: Kishte një pasion të veçantë

Aktorja e njohur Marjeta Larja mori pjesë në homazhet në nder të Dhimitër Anagnostit. Ajo e cilësoi regjisorin e ndjerë njeri të heshtur, këmbëngulës dhe me një pasion të veçantë. “Njeri i heshtur, serioz, këmbëngulës, pasion i veçantë, i përjetshëm qoftë kujtimi i tij nuk do të harrohet”, tha Marjeta Larja. Sot po zhvillohen homazhet në nder të regjisorit të shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti. Familjarë, kolegë apo qytetarë kanë mbërritur në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Homazhet pritet të zhvillohen deri në orën 13:00. Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare. Kush ishte Dhimitër Anagnosti? Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit...