Në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Morinë shtetasi serb, po tentonte të hynte në Shqipëri

Në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Morinë shtetasi serb, po tentonte të hynte në Shqipëri

Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi po tentonte të hynte në Shqipëri. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G.S., 55 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjermania për krime të rënda ekonomike. Ndaj shtetasit serb, autoritetet gjermane kanë caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve. Njoftimi: Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, për krime ekonomike, ndalohet 55-vjeçari serb. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë...