Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Asgjë nuk e fsheh dot krizën”, Tabaku: Ekonomia po bie, shqiptarët po humbasin besimin
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë se ka zhytur vendin në krizë ekonomike dhe ka ndërtuar një sistem që favorizon vetëm një pakicë të lidhur me pushtetin, ndërsa shumica paguan çmimet e larta. Reagimi i Tabakut erdhi pas publikimit të treguesit të besimit ekonomik për muajin gusht, që sipas saj konfirmon krizën në rritje. Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 0.8 pikë, industria humbi 4 pikë, shërbimet ranë me 2.1 pikë dhe konsumatorët u treguan më pesimistë duke ulur blerjet e tyre. Sipas saj, kriza më e madhe nuk është vetëm rënia e treguesve, por humbja e besimit tek ekonomia dhe tek e ardhmja. Postimi i plotë: Gusht e gunëAs turizmi dhe as propaganda nuk e...