Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Vora godet me një futbollist brazilian të…Gremios
Braziliani Gabriel Silva i bashkohet Vorës në Superiore. Ish lojtari i Gremios ndërsa së fundi ishte i huazuar te Herkilio Luz pritet të ndihmojë skuadrën e Bellait në mesfushë. Njoftimi i Vorës: “Kemi kënaqësinë të njoftojmë afrimin e mesfushorit Gabriel Silva, i cili i bashkohet ekipit tonë. Gabriel Silva vjen me eksperiencë të spikatur në futbollin brazilian, duke qenë më herët pjesë e Grêmio dhe Coritiba, ndërsa sezonin e fundit ka qenë pjesë e Hercílio Luz.Me aftësitë e tij teknike dhe përvojën, ai pritet të shtojë vlerë dhe cilësi në skuadrën tonë. Klubi ynë i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë”. Vazhdo leximin