I ndërtuar afro 2400 vite më parë dhe i pari i këtij lloji në Shqipëri, zbulohet në Bulqizë varri monumental i periudhës romake

I ndërtuar afro 2400 vite më parë dhe i pari i këtij lloji në Shqipëri, zbulohet në Bulqizë varri monumental i periudhës romake

Zbulohet një varr monumental i periudhës romake i pari i llojit të tij në Shqipëri. Në fsahtin Strikcan të Bulqizës gjatë punimeve arkeologjike të kryera në kuadër të projektit kërkimor-shkencor “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”,  drejtuar nga Akad.Adem Bunguri dhe Msc.Erikson Nikolli ka dalë në dritë një varr monumental unikal, me dimensione të mëdha rreth 9 m x 6 m dhe dhoma funerare 2.40 m e lartë. Ky monument përveç arkitekturës të veçantë përmbante dhe të dhëna të rëndësishme arkeologjike dhe epigrafike, ku për herë të parë zbulohet një mbishkrim romak në zonën e Dibrës, bilingual, i cili i kushtohet individit të varrosur në këtë varr, i quajtur Gelliano, si dhe një dedikim drejtuar perëndisë më të rëndësishme romake Jupiterit. Varri edhe pse i...