Lamtumirë mjeshtër Anagnosti/ Presidenti Begaj nderon regjisorin e shquar të kinematografisë shqiptare

Lamtumirë mjeshtër Anagnosti/ Presidenti Begaj nderon regjisorin e shquar të kinematografisë shqiptare

I është dhënë lamtumira këtë të martë mjeshtrit Dhimitër Anagnosti. Prej orës 10:00 po kryhen homazhe në Teatrin e Operas dhe Baletit. Presidenti Bajram Begaj ka nderuar regjisorin e shquar të kinematograsisë shqiptare. Aktorë, kolegë, por edhe figura të politikës po marrin pjesë në homazhet që pritet të zgjasin deri në orën 13:00. Më herët edhe kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në homazhet e mbajtura, ku edhe ka lënë një mesazh në librin e ngushëllimeve. Kineasti Anagnosti do të prehet sipas amanetit në vendlindjen e tij, në Vuno. Ndër filmat e tij më të njohur janë “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Gjoleka, djali i Abazit”, me të cilin u nderua me dy çmime...