Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arresti shtëpiak s’e pengon shqiptarin të drejtojë rrjetin e trafikut, i zbulohet laboratori drogës
Itali- Një 40-vjeçar shqiptar i dyshuar si kreu i një grupi të trafikut të drogës është arrestuar brenda në shtëpinë e tij në Romë, të cilën e kishte kthyer në një laborator narkotikësh, edhe pse ishte në arrest shtëpiak. Ai u pikas pas një bastisjeje në kompleksin e banesave Bastogi në zonën Primavalle. Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan mbi 1 kg lëndë narkotike kokainë dhe 5000 euro cash. Policia ndërhyri pasi siguroi informacione për lëvizjet e dyshimta të shqiptarit, i cili thyente masën e sigurisë dhe madje i priste klientët e tij deri brenda ambienteve. Për t’u ruajtur nga oficerët ai kishte aktivizuar një rrjet mbikëqyrjeje. Për t’u lidhur me klientët ai shfrytëzonte një daljeje emergjente të ndërtesës. Oficerët përdorën edhe qentë antidrogë për kontroll, teksa...