Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Kishte inteligjencë dhe kulturë të jashtëzakonshme”, Gëzim Kame në homazhet për Dhimitër Anagnostin: Duhet të mendoheshe kur të flisje me të
Regjisori i njohur Gëzim Kame e konsideroi një person me inteligjencë dhe kulturë të jashtëzakonshme regjisorin e ndjerë Dhimitër Anagnosti. “Puna e tij si regjisor ishte e jashtëzakonshme. Karakteret në filmat e Anagnostit janë legjendare për filmin shqiptar. Do të mbahet mend si një nga kineastët më të mëdhenj. Kishte inteligjencë dhe kulturë të jashtëzakonshme. Duhet të mendoheshe kur të flisje me të. Nuk ishte “diktator”, ai që është kërkues. Është këmbëngulës për të gjetur të bukurën, të mirën, të mençurën e të drejtën.”, u shpreh ai. Sot po zhvillohen homazhet në nder të regjisorit të shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti. Familjarë, kolegë apo qytetarë kanë mbërritur në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Homazhet pritet të zhvillohen deri në orën 13:00. Regjisori i shquar...