Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nxehtësia ekstreme shpejton plakjen, ja çfarë zbulojnë studiuesit
Një studim i ri ka zbuluar se ekspozimi i përsëritur ndaj valëve të nxehtësisë mund të përshpejtojë plakjen në trup, me efekte të ngjashme me pirjen e duhanit ose konsumimin e alkoolit në mënyrë të tepruar. Hulumtimi, i botuar në revistën Nature Climate Change, ka ndjekur për 15 vite rreth 25,000 persona në Tajvan, duke krahasuar të dhënat mjekësore të tyre me numrin e valëve të nxehtësisë që ata përjetuan gjatë periudhës së studimit. Rezultatet treguan se sa më shumë ngjarje ekstreme të nxehtësisë përjetojnë njerëzit, aq më shpejt rritet mosha e tyre biologjike. Efektet ndikojnë në organe si mëlçia, mushkëritë dhe veshkat. Mesatarisht, çdo rritje prej 1.3°C të ekspozimit kumulativ ndaj nxehtësisë shtonte javë të tëra në “orën biologjike” të një personi. Më të...