Akanji: Zgjodha Inter pasi është klubi më i madh italian, synojmë finalen e Champion dhe ta fitojmë

Akanji: Zgjodha Inter pasi është klubi më i madh italian, synojmë finalen e Champion dhe ta fitojmë

Manuel Akanji, i cili u transferua nga Manchester City tek Inter në ditën e fundit të merkatos së verës, ka folur për këtë lëvizje “last minute”. “Për mua, Inter është klubi më i madh në Itali dhe një nga më të mëdhenjtë në botë, dhe ata e kanë vërtetuar këtë gjatë viteve“, tha mbrojtësi zviceran. “Ishte shumë e lehtë për mua të zgjidhja këtë klub“, shtoi Akanji, që nuk vendos kufij dhe ëndërron shumë: “Inter ka vërtetuar se është i aftë të arrijë në finale të mëdha. Shpresoj që të arrijmë përsëri në finale dhe ta fitojmë këtë herë“. Duke folur për karakteristikat e tij, ai tha: “Jam një mbrojtës i gjithanshëm, duke luajtur si qendërmbrojtës ashtu dhe si anësor, në një mbrojtje me tre...