Homazhet në nder të Dhimitër Anagnostit në TOB, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama

Homazhet në nder të Dhimitër Anagnostit në TOB, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet në nder të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti. Kreu i qeverisë nderoi Dhimitër Anagnostin duke lënë edhe një shënim në kujtim të tij. Homazhet për ikonën e kinematografisë zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit. Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Aktorë, regjisorë, kolegë të afërt, figura të njohura të artit dhe politikës, por edhe qytetarë të thjeshtë, po i japin sot lamtumirën mjeshtrit të madh, i cili ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme në kulturën shqiptare. Homazhet do të vijojnë deri në orën 13:00. Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit, ashtu siç kishte lënë amanet në Vuno të Himarës, vendlindjen e tij,...