‘Nxjerrje sekreti shtetëror’ dhe ‘mbajtje të armëve’, ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për tre vepra penale

‘Nxjerrje sekreti shtetëror’ dhe ‘mbajtje të armëve’, ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për tre vepra penale

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas Prokurorisë, shtetasi, Aleksander Shulla dhe djali i tij, Pandeli Shulla. janë marrë në hetim për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’. Nga hetimet, në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga Pandeli Shulla, zhvilloheshin lojëra fati, të ngjashme me ato të Adex Casino. Po ashtu, gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së Aleksander Shullës, babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi...