Kërkon ndryshimin e masës ‘arrest në burg’, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e ish-presidentit Ilir Meta

Kërkon ndryshimin e masës ‘arrest në burg’, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Apelit ka caktuar datën 8 shtator për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se kreu i Partisë së Lirisë, ka apeluar masën dhe kërkon ndryshim të masës ‘arrest në burg’ më një tjetër masë më lehtësuese. Anila Hoxha raporton se procesi do mbahet në orën 10:00 dhe Meta, ndaj të cilit janë mbyllur hetimet, kërkon lirinë me argumentin se nuk do t’i shmanget drejtësisë, nuk ka rrezik dhe po ashtu se mbajtja në qeli e pengon për të bërë politikë dhe drejtuar Partinë e Lirisë. Top Channel