Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shkeli sigurinë duke kopjuar të dhëna “sekrete”, Prokuroria e Beratit nis hetimet për ish-drejtorin e SHISH
Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit, pasi akuzohen për tre veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’. Prokuroria bën me dije se në lokalin e djalit të ish-kreut të SHISH Berat, u konstatua zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino. “Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se...