Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtare

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtare

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë datën 2 shtator, ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit, një prej figurave më të shquara të artit dhe kulturës shqiptare. Lajmi u bë i ditur nga Agjencia për Media dhe Informim, e cila njoftoi se vendimi vjen si një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm që mjeshtri Anagnosti i ka dhënë kinematografisë shqiptare dhe artit skenik në dekada me radhë.Në respekt të vendimit, në të gjithë vendin flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të zhvillojnë homazhe për nder të figurës së tij. Vendimi:Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit...