Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të enjten ”testi” me Gjibraltarin, Kuqezinjtë nisin përgatitjet për dy ndeshjet e shtatorit
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e muajit shtator. Fillimisht kuqezinjtë përballen në një miqësore me Gjibraltarin në datën 4 shtator dhe 5 ditë më vonë presin në Tiranë Letoninë, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, skuadra zhvilloi stërvitjen e parë në Malaga, vendi ku është grumbulluar për këto dy ndeshje. Ekipi kuqezi e nisi me disa ushtrime fizike dhe më pas skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën në mënyrë të rregullt, ndërsa Rey Manaj, Mirlind Daku dhe Arlind Ajeti iu bashkuan grupit pasditen e të hënës. Skuadra do të jetë e plotë për trajnerin Silvinjo këtë të martë që i bashkuar dhe Cristian Shpendi e Enis Çokaj, duke...