Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkaktoi aksidentin me dy viktima në aksin Fier-Vlorë, arrestohet 28-vjeçarja italiane
Një 28-vjeçare nga Italia e identifikuar si shtetasja A.T. është arrestuar nga policai e Vlorës pasi dyshohet se ditën e djeshme ka shkaktuar aksidentin e rëndë në aksin Fier-Vlorë, si pasojë e të cilit mbeten viktimë dy personat që udhëtonin në mjetin me të cilin u përplas e reja. Ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, e reja me banim në Napoli është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues gjithashtu në Vlorë....