Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Turizmi në stanjacion, qeveria në iluzione’ – Topuzi: Rënie deri në 25% në jug, sezoni nën pritshmëri
Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, nga studioja e “Kafe Shqeto”, u shpreh se ky vit turistik nuk ka qenë aspak sipas pritshmërive, veçanërisht në bregdetin shqiptar, ku pritej të kishte fluks dhe të ardhura të larta. Ai theksoi se stanjacioni i qartë gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht me rritje të papërfillshme prej 0.4 apo 0.5% është një sinjal alarmi për një vend si Shqipëria, ku turizmi përbën një të katërtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas Topuzit, ndonëse pjesa veriore e vendit, si Velipoja dhe Shëngjini, ka ruajtur një stabilitet falë pushuesve nga Kosova, jugu ka pësuar një rënie të ndjeshme, ku Saranda ka shënuar deri në 25% më pak lëvizje krahasuar me vitin e kaluar. Për Topuzin, problemi nuk qëndron vetëm...